“Gënjen Erioni se do t’i zërë vendin Fridës”, Braçe kërkon NAFTË për fermerët e Myzeqesë: Kam që në janar që ju flas, ju një daulle!

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon nga Ministria e Bujqësisë që të shpërndajë naftën për fermerët e Myzeqesë, pasi kulturat bujqësore që ata kanë mbjellë kanë nevojë për punim dhe vaditje.

“Sot ne mengjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshtë te 30-ave që merren me bujqësi në Cermë Sektor/Divjake, janë në punë, në fushat e Tërbufit.

Të dy kishin një hall, naftën për mekanikën bujqësore! Po vonohet-klithin”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Ai thotë se e ka ngritur këtë shqetësim që në janar, por askush nuk e ka dëgjuar. Madje, shkruan dhe për zërat se ai do t’i zërë vendin ministres Frida Krifca. “Nxirrini nga halli i burokracise e paaftesise bujqit qe halli i tyre mos kthehet shpejt halli i ushqimit te gjithe Shqiperise”, vijon ai.

Zjarr Tv Ad