Hajdarmataj: Është koha që të riorganizohemi

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarësia e PD në Maliq, Belsh, Krujë, Vorë dhe në njësinë 14 në kryeqytet, iu drejtua këtë të të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e degëve.

Procesi, i cili nisi në orën  8:00 të mëngjesit, dhe përfundoi në orën 18:00, përmes parimit një anëtar një votë, u zhvillua  i qetë e pa probleme  dhe me pjesëmarrje të lartë të votusve.

Dega e parë që shpalli fituesit ishte Maliqi, ku mbi 1000 anëtarë, zgjodhën me 86% të votave kryetar të PD, Nevjon Kodrasin, i cili kandidonte përballë Elidon Likës.

Për të folur më shumë në lidhje me këto zgjedhje, ishin të ftuar në Syri Tv në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, Besim Kuka, Kyetar i PD dega 14 Tiranë, Pëllumb Brusha Kryetar i PD Dega Vorë si dhe Mimoza Hajdarmataj,  anëtare e Komisionit të Rithemelimit.

“Referuar dhe udhëzimeve që ka nxjerrë Komisioni i Rithemelimit, menjëherë sapo përfundoi kjo fazë tashme do kemi dhe kryetarë të rinj të të gjitha degëve. Java menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit është procesi i përgatitjes për zgjedhjen, marrjen e propozimeve dhe votimin për kryesitë e degëve dhe delegatëve. Menjëherë do të kemi dhe trupën tjetër plotësuese të kryetarëve.

Ndoshta për faj të kësaj opozite, kemi lejuar Edi Ramën të ketë një mandat të tretë pas 25 prillit kështu që është momenti për të rikthyer një opozitë të vërtetë. Kemi parë gjithë ato aksione të dështuara të kthyera mbrapsht, zhgënjime të njëpasnjëshme shoqëruar pas humbjes së radhes. Është koha është momenti që ne të riorganizohemi mbi bazën e parimeve.

Zjarr Tv Ad