Për analistin Lorenc Vangjeli, përçarja e Partisë Demokratike nuk nisi kur Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar, por që në humbjen e 25 Prillit 2021.
Gjatë një interviste televizive tha se ishte pikërisht mungesa e një fryme që Lulzim Basha nuk arriti ta krijonte dot, ajo që ka sjellë edhe situatën ku PD gjendet sot.
“Shkaku nuk është 9 shtatori, por 25 prilli. Problem nisi kur u kuptua që vetë 25 prilli ishte vetëm stoli që iu hoq nën këmbë PD-së, ndërkohë që partia ishte me laku në fyt.
PD është e vërtetë që nuk është parti e organizimit, si kundërshtari i tyre Partia Socialiste, që shquhet për struktura e organe. Por PD njihet për frymën që krijon. Pra në pushtet nuk ka ardhur ndonjëherë nga strukturat, por nga fryma që sillte lidershipi. Kjo frymë që iu mungoi solli qëndrimin në opozitë për kaq e kaq vite”, tha Lorenc Vangjeli.