1 vit nga 25 prilli/ Burimi: Yuri Kim shtrembëroi rezultatin e zgjedhjeve për të mbajtur Ramën

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Genc Burimi komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv me Sonila Meçon masakrën zgjedhore të 25 prillit një vit më parë.

Burimi tha se mbi qeverinë rëndon skandali i patronazhistëve dhe shembja e Teatrit Kombëtar në një natë COVID-i.

Sipas gazetarit Burimi amerikanët kanë shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

“Shqipëria sot vuan nga një politikë realiste e SHBA-ve. Nuk kemi pse ta mohojmë. SHBA-të vënë në plan të parë interesin e tyre.

Pa u tharë ende boja e kutive të votimit shkon dhe përgëzon Ramën për zgjedhjet. Loja ishte ezauruar.

Amerikanët influencuan zgjedhjet në Shqipëri. Amerikënt influencuan, shtrembëruan rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fakti i parë, marrëveshja e 5 qershorit tek Ambasada Amerikane, marrëveshje e shkelur nga Rama në korrik, nuk reaguan.

Fakti i dytë, prej 25 prillit Yuri Kim mburret me drejtësinë e re. SPAK nuk nxorri asnjë element nga zgjedhjet.

Partia e Berishës është në luftë me këtë administratë amerikane që kërkon të mbajë Edi Ramën.

Të protestojnë demokratët para ambasadës me slogane. Amerika ka shtrembëruar zgjedhjet.”-tha Burimi.

Zjarr Tv Ad