Spiropali: Kur flet Sali Berisha në parlament, e ndjej për detyrë t’i përgjigjem

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali thotë se SPAK nuk po vepron ndaj “korrupsionit ulëritës” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke komentuar arrestimet për korrupsion, Spiropali tha se sot pas hekurave ka disa zyrtarë të lartë teksa insistoi se përgjegjësia është personale

“Në asnjë vend ku politika apo korrupsioni luftohet nga vetë politika apo studiot televizive. Kjo e shton pandëshkueshmërinë. Kur thua, me gjithë respektin, që edhe sikur të ikin të gjithë ministrat dhe të ndërrohet qeveria, mbetet sistemi i kalbur – kjo nuk çon asnjë para drejtësisë, nuk ndihmon asnjë. Nuk është e vërtetë që s’ka sot në burg zyrtarë të lartë. SPAK çuditërisht nuk po e sheh korrupsionin ulëritës, nga CEZ i Nues te Teci dhe Boronicat e Gërdecit”, tha Spiropali në emisionin “Të Paekspozuarit”.

E pyetur për replikat e forta me ish-kryeministrin Berisha në parlament, Spiropali tha se e ndjen për detyrë t’i përgjigjet sa herë ai flet.

“Unë jam në parlament, nuk iki për asnjë çast. Kur flet Sali Berisha e ndjej për detyrë t’i përgjigjem. Nuk ka patur asnjë marrëveshje në PS për të mos replikuar me Sali Berishën, unë i jam përgjigjur edhe Lulzim Bashës. Edhe pse replikat me Berishën tingëllojnë më të rënda, kanë më shumë peshë e më shumë vlerë se me Bashën”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad