Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka qenë mes dhjetra personazheve të njohur nga politika, arti dhe kultura në një event për Kulturën Franceze që po mbahet te Sheshi Skënderbej.
Ambasadorja Kim është shfaqur krah kryebashkiakut Erion Veliaj, e qeshur mesa duket pas batutave që kanë shkëmbyer së bashku.
Në event është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, si dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Shfaqja e Yuri Kim përkon me një peticion që u iniciua sot nga një grup personash i mbështetur edhe nga fugura publike shqiptare si Edi Paloka dhe Ylli Manjani, kundër sjelljes së ambasadores amerikane në Tiranë.
Peticioni ka mbledhur më pak se 3,500 firma.