Spahiu tha se një sulm i tillë që po i bëhet ambasadës së SHBA në Tiranë s’po ndodh as në Moskë, Pekin apo edhe në Korenë e Veriut.
Ai u shpreh se pas peticionit kundër ambasadores Yuri Kim qëndron Sali Berisha dhe lidhjet ruse. Spahiu gjithashtu zbuloi se ka lobuar tre herë në Kongresin Amerikan për Berishën, pasi kishte prej 1997 deri në 2005 që nuk hynte në SHBA.
Deklarata e Spahiut në emisionin “Të Paekspozuarit”:
I shikoj gjërat jo të rastësishme, kur ndodhin në 3-4 muaj, nuk mund të jetë rastësi. Peticioni është i lidhur me rusët. As Moska, Pekini apo Koreja e Veriut nuk e sulmon Ambasadën e SHBA si në Tiranë. As në Hungari nuk ka një lëvizje të mirëorganizuar kundër ambasadës së SHBA. Kjo nuk është rastësi. Kjo ndodh në një hark kohor të disa viteve dominim politik të Sali Berishës. Në qeverisjen e Berishës, diplomatë amerikanë largoheshin me helikopterë nga ajo që sot është Air Albania. Unë kam menduar se ka qenë rastësi në atë periudhë. Edhe unë kam shkuar tre herë në DASH që të loboja për Sali Berishën i cili 8 vjet nuk hynte në SHBA, nga ’97 në 2005.