6 dosjet e bujshme/ SPAK trondit Elbasanin, kush pritet të përfundojë në burg?

0
301
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK sekuestron 6 dosje të lejeve të ndërtimit 2020-2022 nga Prokuroria e Elbasanit.

Burimet thonë se ka dyshime të forta për abuzime masive dhe shkelje të Komisioneve të Ndërtimit, duke shpërdoruar detyrën nga shumë zyrtarë por jo vetëm. Vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen edhe Drejtoresha e Urbanistikës në Elbasan. Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqje.

Më herët Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ka kryer disa hetime ku edhe u kërkua arrestimi i tre punonjësve të zyrës së Urbanistikës në këtë bashki si dhe biznesmenit Ylli Salla. Ky i fundit pohoi per median se pavarësisht dokumentacionit të përgatitur mafia e ndertimit e kishte sulmuar.

Madje akuzoi prokurorin Artur Ismajlukaj për ryshfet. Ndërkohë gjatë muajve të fundit , ndërtimet pa leje në bashkinë e Elbasanit kanë çuar në pranga më shumë se dhjetë punonjës të kësaj bashkie .

Zjarr Tv Ad