Deputetja e Lushnjës “hap” dyert për myslimanët, shtron iftar në muajin e Ramazanit, pak ditë më parë humbi dhe bashkëshortin

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjest i jashtëzakonshëm i deputetes së Lushnjës Tatjana Pirro ka mbledhur në restorant “Blerimi” në këtë qytet përfaqësues të komunitetit mysliman, të zgjedhurit vendorë me kryetaren e bashkisë dhe të tjerë, si dhe deputetët e qytetit të Lushnjës.

Një gjest humanitar i deputetes Tatjana Pirro e cila vetëm tre javë më parë përjetoi tragjedinë e humbjes së bashkëshortit. Por, gruaja e hekurt e Lushnjës, ka gjetur kurajon të vazhdojë të përfaqësojë zgjedhësit e vet, madje të jetë pranë tyre edhe në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit.

“Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, është një nga momentet më simbolike të besimtarëve myslimanë, i cili karakterizohet nga sakrifica dhe ku gjallërohen ndjenjat sublime si ndihma dhe dashuria për tjetrin. Me kënaqësi shtrova një iftar për motrat dhe vëllezërit besimtarë myslimanë në Lushnje. Paqja, vëllazërimi dhe solidariteti me njëri-tjetrin janë parime dhe virtyte që duhet të na udhëheqin jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit dhe gjatë gjithë jetës sonë. I falenderova të gjithë nga zemra për pjesëmarrjen dhe gjej rastin t’u uroj të gjithë besimtarëve, iu qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërimi!”, shkruan zonja Pirro duke ndarë dhe fotot në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad