KESH do të prodhojë energji nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, Rama: I pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ky është i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon. Kryeministri shprehet se burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike”, shkruan kryeministri.

Zjarr Tv Ad