Ferdinand Xhaferaj: Një “non grata” si Berisha s’mund ta çojë PD në pushtet, po e bën këtë luftë vetëm për axhendën e vet personale

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj dhe analisti i njohur, Lorenc Vangjeli kanë komentuar situatën politike në vend. Fillimisht ka qenë deputeti demokrat, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se zhvillimet e Partisë Demokratike janë përtej PD, pasi afektojnë jetën e shqiptarëve dhe se sjellja e Edi Ramës është tipike edhe përtej ballkanike.

Madje mes të tjerash, zoti Xhaferraj theksoi se me shpalljen “non grata” bëhet tërësisht i pamundur misioni i Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet. “Sali Berisha po e bën këtë lojë vetëm për axhendën e vetë personale, më mirë i del llogaria të ketë 20% të demokratëve pas vetes. Ta shohim Berishën me mozaikun e ngjyrave të tij. Nuk është se nuk ka dritëhijet e veta. Të gjitha faktet na çojnë që Sali Berisha për një mori faktorësh, plus dhe non gratën nuk mund ta çojë PD në pushtet”, deklaroi Xhaferraj.

Ndërkohë për analistin Lorenc Vangjeli, përçarja e Partisë Demokratike nuk nisi kur Sali Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar, por që në humbjen e 25 Prillit 2021. Gjatë një prononcimi për mediat, Vangjeli theksoi se ishte pikërisht mungesa e një fryme që Lulzim Basha nuk arriti ta krijonte dot, ajo që ka sjellë edhe situatën ku PD gjendet sot.

“Shkaku nuk është 9 shtatori, por 25 prilli. Problem nisi kur u kuptua që vetë 25 prilli ishte vetëm stoli që iu hoq nën këmbë PD-së, ndërkohë që partia ishte me laku në fyt. PD është e vërtetë që nuk është parti e organizimit, si kundërshtari i tyre Partia Socialiste, që shquhet për struktura e organe. Por PD njihet për frymën që krijon. Pra në pushtet nuk ka ardhur ndonjëherë nga strukturat, por nga fryma që sillte lidershipi. Kjo frymë që iu mungoi solli qëndrimin në opozitë për kaq e kaq vite”, deklaroi ai.

Sipas tij, shqiptarët do të kenë një PD pa Lulzim Bashën, por edhe pa Sali Berishën. “U hapën disa shishe shampanje fitoreje nga të gjithë ata që e panë zotin Basha në një moment të caktuar si përgjegjësin e thikës që do të ndante tortën e fitores. Por diku pas mesnatës u kuptua që ishte humbur sërish. PD sot është sërish në pikën e saj më të dobët, por ky nuk është një lajm i keq. Sepse e ndodhur në këtë pikë, ringritja është opsioni i vetëm. Dhe ringritja duhet të ndodhë për të mirën e Shqipërisë. Madje për të ka nevojë edhe vetë Edi Rama. Nuk ka rrugë tjetër dhe ndryshe nga çfarë thuhet për partitë e saj simotra në Europë që janë ndarë rrugës, PD është një rast i veçantë në këtë histori. Është përjashtimi që përforcon rregullin, por unë besoj se do kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës, që janë shfaqur deri më sot si aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës”, nënvizoi Vangjeli.

Zjarr Tv Ad