Mbrojtja e gjuhës shqipe është emergjencë kombëtare, nuk dinë gjë tjetër veçse celularit”

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari dhe skenaristi Vangjel Kozma thotë se gjuha shqipe është gjëja më e qenësishme e kombit tonë, por shtoi se i janë sulur nga katër anët për ta shkatërruar. Sipas tij, kjo është një emergjencë kombëtare dhe institucionet duhet të reagojnë.

Kozma u shpreh në emisionin “A Show” se Akademia e Shkencave duhet të reagojë, sepse nëse shkatërrohet gjuha njerëzit nuk dinë gjë tjetër veçse celularit. Masakër dhe trishtim të madh e konsideron shkrimtari atë që po ndodh me gjuhën shqipe sot.

“E dua Shqipërinë edhe pse është e paplotë.

Edhe në ditët më të zymta është vend interesant. Gjëja më e qenësishme dhe monumenti më i madh i këtij vendi është gjuha shqipe ndaj së cilës është duke u sulmuar mizorisht për ta shkatërruar.

Kjo nuk duhet të ndodhte dhe nuk e di çfarë mund të bëjë tjetër Akademia e Shkencave veçse ta mbrojë. Emergjencë kombëtare, po u shkatërrua gjuha nuk dinë gjë tjetër veçse celularit. Masakër dhe trishtim i madh. Apo tekstshkruesit mizerabël të këngëve, sidomos këta nga Kosova”, tha ai.

Zjarr Tv Ad