Astrit Patozi: Berisha e lexoi goditjen e 2013, bëri sikur u largua dhe nxori në vitrinë Bashën duke u fshehur pas tij

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani i djathtë Astrit Patozi, duke komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike është shprehur se prej vitit 2013 Lulzim Basha ka qenë vetëm një kukull e Berishës. Sipas tij, ky i fundit e kuptoi humbjen në vitin 2013 dhe bëri sikur u largua nga politika.

“Lulzim Basha ishte Sali Berisha por që kishte nxjerrë në vitrinë një kukull tjetër, pasi Berisha e lexoi shumë drejt goditjen e 2013-ës. Sepse shqiptarët i thanë largohu, dhe ai beri sikur u largua nxorri në vitrinë Bashën dhe u fsheh pas tij. Por shqiptarët nuk e hëngrën, kaluan 9 vjet dhe ndodhi që edhe në 2021-in shqiptarët e lexonin që ishte prapë Sali Berisha dhe dhanë prapë atë përgjigje që dhanë një vit më parë.

Dhe në këtë kuptim nuk i funksionoi skema dhe prandaj e kishte më të lehtë të ndahej me Bashën dhe për ta treguar si armikun më të egër të PD-së që i kishte futur thikën pas shpine që ditën e parë. Në të njëjtën mënyrë si Mehmet Shehu, i cili që në kohën e luftës së Spanjës që kishte punuar kundër Enver Hoxhës.

Në këtë kuptim ishte e thjeshtë, fillimisht hiqeshin personalitetet pra pastrohej Partia Demokratike dhe kishte vetëm njerëz që i shërbenin kokulur. E dyta i jepte simbolikën që këta që humbën zgjedhjet po ikin, përveç Sali Berishës, po ai ishte vetëm një dhe nuk përbënte problem. A thua se ai vetëm një ishte i vogël”, u shpreh Astrit Patozi.

Zjarr Tv Ad