Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka vendosur që t’i shpenzoj 36 mijë euro në pije, ushqim e kafe. Tenderin për këtë furnizim e kanë fituar “Shqiponja” dhe “Amazona Hotel”.
Kafe, çaja, pije të ndryshme, hamburgerë, omleta, pica, makorona e shpageta, kikirikë, çipsa. Këto janë vetëm disa nga produktet që do t’i konsumojnë punëtorët e Ministrisë së Brendshme për 36 muaj.
Sigurimin e këtyre ushqimeve dhe pijeve, ky institucion e ka bërë duke shpallur tender. Kurse, fituese janë shpallur grup i Operatorëve Ekonomik “Shqiponja” dhe “Amazona Hotel”,
Derisa në garë nuk ka pasur fare konkurrentë të tjera, që i bije se këto dy kompani janë shpallur fituese ka pasur konkurrencë. Në njoftimin e bërë në KRPP është treguar se vlera totale e shpenzimeve do të arrij në 36 mijë euro.
“Vlera e parashikuar e kontratës: 36 000,00. Vlera e përgjithshme e kontratës 7,50 EUR Nëse është vjetore apo mujore (ju lutemi shënoni) numrin e viteve 3 apo muajve 36. Shërbime hoteliere-Byfe për objektin ish-Germia Pije të nxehta, të freskëta dhe ushqim”, thuhet në këtë njoftim.
Kompanitë fituese dhe Ministria e Punëve të Brendshme kontratën për ketë tender do ta nënshkruajnë sot, pra më 27.04.2022. Sipas dojës së tenderit me 36 mijë eurpo do të blihen dhjetar arikujt të ndryshëm, për të cilat janë dhenë detaje si për nga emri dhe sasia e tyre
“Kafe -makiato e vogel. Kafe –kapochino. Kafe -nes kafe ose ekuivalente. Kafe –expres. Qumësht me çokolladë (bambi) . Çaj -Filtër (të gjitha llojet-Kamomil,hibiskus ,menta ,qaj I zi ,lemoni,fruta mali). Pije ne kanaqe 330 ml. (coca cola , fanta, sprite, biter limon, tonik, shfeps, çaj i ftohtë) ose ekuivalente. Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml. (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas , vishnje, xhus , etj) . Ujë natyral 0.5 litër, Ujë i gazuar 0.5 litër. . Ujë natyral (qelq) 0.25 litër, Ujë i gazuar (qelq) 0.25 litër”.
Nuk do të mungojnë edhe disa ushqime që konsiderohen më lukzose kikirika, cipasa, pesrhuta. “Kikirika, qipsa, shkopinj te njelmët, sallam, pershutë, rriska buke me pershutë, sallatë të patateve, etj. Kikirika, qipsa, shkopinj te njelmt, sallam, pershute, rriska buke me pershut, sallat te patateve, fli, mantija, qofte te skares, kepurdha te ferguara, sallat ruse, djathra te ndryshem, vez te mbushura, uje, pije freskuse, te gazuara, langje, dhe verëra”. / Sipas Syri.net/