Peticioni kundër Yuri Kim, Bamir Topi: Sulm i paprecedentë nga konjutura politike! Do sfumohet me turp

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar ashpër peticionin e krijuar “online” kundër “qëndrimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim”.

Topi tha se peticioni nuk mund të jetë vetëm një nismë qytetare, por një një sulm “në mes të ditës” nga konjutura politike në Shqipëri.

Ish-presidenti u shpreh se ndonëse peticioni do të sfumohet me turp, mbetet një sulm i paprecedentë ndaj ambasadores amerikane, që atij i kujton fletërrufetë e regjimit komunist.

“Unë e konsideroj sulm, madje sulm në mes të ditës, lidhur ngushtë me një konjuturë specifike politike në Shqipëri. Përfaqësuesi i SHBA ka rëndësi të jashtëzakonshme. Jemi në kushtet jo vetëm të mungesës së kulturës politike, por edhe mungesës të një statusi fisnikërie që duhet ta ketë çdo shqiptar. Asnjëherë njerëzit normalë nuk e kanë vënë në dyshim që ambasadori i SHBA është i dërguari i presidentit amerikan.

Unë e quaj një sulm të paprecedentë, më kujton vitet 60’-70’. Dikur ekspozimi kundër shfaqjeve të huaja bëhej në stendë dhe fletërrufe. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe bëhet online. Kjo do të vijë pa dyshim duke u sfumuar me turp. Njerëzit që po firmosin, janë të profilizuar”, u shpreh ish-presidenti Topi në “News24”.

Zjarr Tv Ad