Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 31-vjeçar shqiptari, i cili mbeti i plagosur gjatë një përleshjeje me një të mitur në zonën e Sitisë në Kretë, po trajtohet në spital pas plagëve të marra.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pas mesnate të së martës, ku sipas Policisë, i mituri dhe 31-vjeçari për arsye të panjohura janë përleshur. 17-vjeçari dyshohet se ka shtyrë 31-vjeçarin, i cili ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrugë, ku për pasojë ka patur një dëmtim në kokë.
Menjëherë pas kësaj 31-vjeçari u transferua në spitalin e Pagnit ku dhe iu nënshtrua një operacioni ndërsa 17-vjeçari u arrestua.
Hetimet paraprake për rastin kryhen nga Drejtoria e Policisë Sitia