Aktivistja e dhe njëkohësisht anëtarja e Komisionit të rithemelimit, Evi Kokalari, ka shprehur shqetësimin e saj, lidhur me shmangien e takimeve të zyrtarëve të lartë të DASH me presidentin Ilir Meta.
Ajo shkruan me ironi në një postim në Facebook: “Është gjë nën-saksione Presidenti i Shqipërisë? Nëse jo, pse po ofendohet kaq hapur kreu i vendit?”.
Kjo ankesë e Kokalarit vjen një ditë para vizitës së ndihmëssekretares amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, në Tiranë.
Kujtojmë se ditën e nesërme zyrtarja e lartë e DASH, Karen Donfried, do të vijë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputeten Jorida Tabaku, ndërsa nuk parashikohet asnjë takim me presidentin Ilir Meta.
“Më vjen shumë keq që shoh që çdo vizitë e kohëve të fundit nga zyrtarë të DASH kanë evituar takime me Presidentin e vendit.
Është gjë nën-saksione Presidenti i Shqipërisë? Nëse jo, pse po ofendohet kaq hapur kreu i vëndit?
Ta ketë personale thua që i çon tek një njëri i rëndomtë dhe klloun si Alibeaj dhe haptazi injoron zyrën e Presidentit të Shqipërisë? Kjo NUK është diplomaci”, shkruan Evi Kokalari.