Ligji për arsimin e lartë, Berisha: E studiova për dy vite me pasionin e një ish-pedagogu dhe konstatova se…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ligjin për arsimin e lartë gjatë një takimi ditën e sotme me një grup pedagogësh.

Berisha tha se ligji privoi të varfërit nga mundësia për të ndjekur arsimin e lartë, pasi sipas tij sot Shqipëria ka tarifa tre apo katër herë më të larta se disa shtete të zhvilluara të BE-së.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ligji ndëshkonte të varfërit e këtij vendi, dhe mjerisht opozita në atë kohë nuk e ndëshkoi. Duhet të bësh çmos që ky proces kaq jetik për zhvillimin e vendit, të ndikojë edhe në luftën kundër varfërisë në zonat e varfëra. Me këtë ligj, i cili ishte larg realitetit shqiptar, aq sa ç’është realiteti britanik, u mora dy vite me të gjithë pasionin e një ish -pedagogu dhe konstatova se për ne nuk mund të aplikohej ashtu siç ishte. Ligji u shndërrua në një shpatë, për të përjashtuar mijëra e mijëra të rinj nga mundësia për t’u futur në universitete. Ligji ndërpreu doktoratat, nuk them se univertistetet tona s’kishin të meta, por ato s’ishin kurë për të ndërprerë proceset e doktorimit të pedagogëve, ekspertëve. Sot Shqipëria ka tarifë tre apo katër herë më të lartë se Gjermania, Suedia. U rikthye një model që e vendosi diktatura dikur, dhe thanë një për familje, dy s’mund të jenë. Të njëjtën gjë e bëri dhe ky me tarifat.

Zjarr Tv Ad