“Butrinti” është kthyer në një temë “të nxehtë” debati mes deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Në seancën e sotme Zhupa në fjalën tha se pasuria kombëtare e Butrintit po jepet me koncesion, duke e shkatërruar këtë pasuri dhe të ardhurat që sjell.
“Dua të informoj publikun se Butrinti do të jepet me koncesion, se identiteti jonë kombëtar është në rrezik dhe pritet që ti jepet një fondacioni privat. Shteti e lëshon Butrintin që është një ndër pasuritë më të rëndësishme kombëtare”, tha Zhupa.
Si kundërpërgjigje, ministrja e Kulturës Elva Margariti ironizoi deputeten demokrate, duke e quajtur një “regjisore e humbur”.
“Keqardhje dhe në kompliment. Keqardhje për kohën e humbur në të gjitha komisionet dëgjimore sepsë pyetjet janë të njëjta.Edhe kur flasim e shifra, prap edhe shifrat në kokën tënde vazhdojmë të jemi po njësoj në partinë e numrave të gabuar. Ndërkohë një komplimet, je një regjisore e humbur, filmat që duke trilluar këto ditë nëpër komisione, në restorante e vakira, sot na dolën edhe teatro, patjetër që do të shtohet edhe një kullë apo jo. Fondacioni është nën menaxhimin e ministrit të Kulturës shqiptar, që do të bëjë një tërheqje sa më shumë të vizitorëve. Se ke vizituar kurrë Butrintin, menaxhimi i parkut do të sjell shumë përfitime. Turistët do të kenë mundësi të vizitojën të gjitha sitet”, tha Margariti.