Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur sot për Kuvendin e Partisë Demokratike, i parashikuar për tu mbajtur të shtunën më 30 prill.
Shehu tha se Kuvendi i 30 prillit, është shumë i rëndësishëm pasi do i hapë rrugën edhe zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, sipas parimit një anëtar një votë.
“Zgjedhja e kryetarit do të bëhet brenda muajit maj, siç u zgjodhën edhe kryetarët e degëve të partisë.
Të gjithë kandidatët dolën nga baza, askush nuk u hoq apo shtua nga qendra. Kështu do të zgjidhet dhe kryetari i Partisë Demokratike në muajin maj, mbas Kuvendit të PD që do të zhvillohet nesër, tha Shehu.