Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Njësoj siç propozoi pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, 5 Maji do të jetë data e mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku do të përcaktohet edhe axhenda disa javore e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ditët po kalojnë dhe ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga PD nëse do të bëhet ose jo pjesë e negociatave për zgjedhjen e kreut të shtetit, me Enkelejd Alibeajn, që po përpiqet të bindë deputetët për ti dhënë ‘bekimin’.
Në 3 raundet e para zgjedhja e presidentit kërkon një votim me shumicë të cilësuar, ndërkohë që në raundin e katërt, mjaftojnë edhe 71 vota për zgjedhjen e kreut të shtetit.