“Diçka e madhe po vjen”, Frrok Çupi del me deklaratën e fortë: Ja çfarë e pret Sali Berishën

0
596
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi u shpreh se peticioni për dëbimin e ambasadores Yuri Kim është iniciuar nga Sali Berisha.

Çupi tha se Berisha nuk mund të shpëtojë nga akuzat dhe nga e gjithë kjo luftë, Perëndimi del prap i fituar.

“Ky është një peticion politik. Politika nuk është e zonja që në fund të thotë isha unë. Këtu është një pisllik ku ska asnjë mirënjohje për aleatin më të madh të Shqipërisë, Amerikën. Ata nuk mund ta ndryshojnë ambasadoren. Në Shqipëri po mendohet se diçka e madhe po vjen. Ndjejnë se mund te shpëtojë Sali Berisha nga akuzat, mund te shpëtojnë kriminelët çfarë nuk mund të ndodhë. Edhe një gjë është e sigurtë, Perëndimi në këtë rast është prap i fituar. Këta duhet të tërhiqen nga lufta me SHBA se nuk mund të fitojnë dot. Do të përfundojnë shumë keq”, tha Çupi.

Zjarr Tv Ad