Yuri Kim për vizitën e zyrtares së DASH: Takime të rëndësishme për të forcuar demokracinë dhe integrimin europian

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretaren Amerikane Karen Donfriend.

Diplomatja amerikane shkruan se folën për një sërë temash, ku thekson se bashkëpunimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbetet një ndër çështjet kryesore.

Sipas saj, këto takime janë të nevojshme për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj.

“E lumtur për të pasur Donfried këtu për të takuar liderë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit; integrimi evropian; siguria energjetike; bashkëpunimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit rus të Ukrainës. Shumë punë për të bërë, por do të kemi sukses nëse e bëjmë së bashku!”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad