Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Edit Harxhi deklaroi mbrëmjen e djeshme se vota e anëtarëve të PD, ditën e nesërme, është shumë e rëndësishme.
Ajo u shpreh në “Ora News” se nuk mendon që SHBA kërkon një PD pa ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shtoi se demokratët shqiptarë nuk janë të përçarë.
Edit Harxhi: Vota e anëtarëve nesër, është shumë e rëndësishme dhe baza e PD janë anëtarët e saj. Demokratët shqiptarë nuk janë të përçarë, flas këtu për demokratët e thjeshtë. Ata janë të bashkuar. Do zgjidhen 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Risia e kësaj lste shtë fakti se aty janë të rinj konservatorë.
Ne jemi duke u hapur drejt qytetarisë shqiptare dhe mendoj se kjo nuk do ndaloj vetëm me Këshillin Kombëtar por edhe të tjerë.Nuk mendoj se Amerika kërkon një PD pa Sali Berishën. Mendoj se administrate amerikane shumë shpejt do të gjejë rrugët e saj të komunikimit me administratën e PD që do dalë nga 30 prilli. Nuk mbyllen kurrë rrugët diplomatike. Ne kemi kontakte të vazhdueshme me SHBA.