I rikthyer në Partinë Demokratike, ish-deputeti Arben Imami tha se situata e tensionuar në PD ndodhi sepse vitet e fundit pati një krizë të përfaqësimit. Imami tha se sot opozita e përçarë për faj të një ish-lideri i cili pati dështime të njëpasnjëshme elektorale ndodhet përballë një grushti njerëzish që kanë marrë nën kontroll të gjitha institucionet.
Ai tha ndër të tjera se ‘Rithemelimi’ nuk është një shpikje por një domosdoshmëri për të futur të rinjtë në politikë përmes votës së lirë dhe parimeve të demokracisë. Arben Imami: Zonja dhe zotërinj, miq demokratë, të nderuar deputetë dhe zoti Berisha, do të përqendrohem në dy probleme vendimtare jo për të shkuarën por për të ardhmen, pjesmarrja në vendimarrje dhe së dyti konservatorizmi.
Anëtari i partisë është themeli i partisë. Referendumi i dhjetorit ishte me vlerë historike, votimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale i dhanë fuqi votës në një nivel të ri të paparë ndonjëherë në Shqipëri. Ajo qe dua të veçoj si problem është parimi i përfaqësimit, që është problem themelor i kohës sonë, një grusht njerëz në emer të shumicës fallco kanë pushtuar institucionet dhe po blejnë votën.
Pas 2013 qeverisja lokale ishte goditje, një akt anti demokratik. Ajo që ndodhi dhe në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit, ish-kryetari e të tjerë bënë spastrimin e partisë, duke nisur nga komunat e deri më lart në operacionin final në shtator. Zgjedhjet e manipuluara për kryetarin në 2017 dhe në 2021 pas dështimeve të turpshme elektorale nga ana e tij ishin një turp. Cili ishte roli i anëtarit? Inekzistent! Por e kundërta ndodhi në Kuvendin e dhjetorit, dolën kryetarë të rinj degësh me garë të lirë, kjo është një fitore e vërtetë politike. Të flasim për të ardhem, nuk mjafton vetëm pjesmarrja por përfaqësimi i qytetarëve, themeli i demokracisë duhet të jetë dhe objektivi i Rithemelimit.
‘Primaret’ do të hapin rrugët për njerëz të rinj në politikë, ka njerëz në këtë vend me aftësi dhe merita. Partia duhet të jetë e hapur për ta. Kam dhe një vërejtje, mos të mbetemi me formulimet e vjetra, parullat post dhe pro komuniste. Këta u plakën kur thonim për Nanon e Berishën,qëllimi ishte të eliminonim drejtuesit politikë.
Parti që ka punuar, që gjeti një vend të shkatërruar, e la në NATO e OSBE, bëri mijëra kilometra rrugë, për çfarë duhet kërkuar ndjesë. Ju lumtë, gabimet janë normale si dhe përgjegjësitë personale. Duhet mbajtur palca e partisë, historisë së saj në 30 vite. Rithemelimi nuk është rishpikje.