Evi Kokalari: Do të heqim qafe Joe Biden, ne do i kthejmë vlerat Amerikës

0
323
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike teksa ka folur plot entuziasëm për vendin e saj, Amerikën, ka thënë se kanë qenë vlerat ato të cilat e kanë bëre si republikën më të suksseshme.

Kokalari tha se ato vlera  do t’i rikthehen sërish Amerikës nga konservatorët, atëhere kur të largojnë nga Shtëpia e Bardhë presidentin Joe Biden.

“Dua t’ju them se nëse nuk tërhiqni intelektual, si nga Shqipëria dhe diaspora ne nuk do shohim rezultate. Ti kthehem Amerikës, doja të flisja dhe tju thoja vlerat amerikane e kanë bërë republikën më të sukseshme në botë dhe konservatorët amerikanë do tja kthejnë këtë prestigj SHBA dhe do të heqin qafe individë si Joe Biden dhe ata që kanë marrë peng amerikën në mënyrë të paligjshme, Fatkeqësisht ata gjenden sot në Shtëpinë e Bardhe dhe paaftësia e tyre duken qartë si në adimistrimin e vendit,Nëse Trup do të ishtë në Shtëpinë e Bardhë lufta në Ukrainë nuk do ndodhte. Berisha nuk do ishte non grata”, tha Kokalari.

Gjithashtu Kokalari i ka dhënë një përgjigje përfundimtare të gjithë atyre që e kanë akuzuar se kontributi i dhënë përgjatë kësaj kohe krah Sali Berishës ka qenë me qëllim marrjen e ndonjë posti, aktivistja tha se është “elektron i lirë dhe nuk jam pjesë e karrigeve”.

Zjarr Tv Ad