Agron Shehaj:
Ne sot kemi probleme, humbëm zgjedhjet si disfatë e përsëritur elektorale. Pyetja që përmbledh gjithë shqetësimet tona: Si mund të fitojmë ne besimin e shqiptarëve, të cilët janë neveritur nga arroganca dhe korrupsioni i kësaj qeverie. Ne duhet të jemi të vertetë, nuk është predikim apo slogan por prova më e madhe, të bëjmë një opozitë të vërtetë, duke mbrojtur interesin e qytetarëve. Kështu dallojmë nga ato që sot kanë pushtetin.
Ne s’mund të jemi opozitë e besueshme nëse heshtim përballë skandaleve. Shqipëria ndodhet në këtë krizë të thellë sepse është e korruptuar sepse qeveria ka priorittet mbarëvajtjen e punëve të saj.
Shumica e shqiptarëve janë jo të rëndësishëm për ta, dhe qytetarët kanë frikë se jemi të gjithë njësoj. Kështu do luftojmë por jo për fasadë! Njerëzit do të zgjedhin PD kur të mos kenë më asnjë dyshim, kur ne të luftojmë seriozisht kapjen e shtetit. S’mund të ketë më oligarkë tanët dhe të tyre, kështu hiqet plaga e dyshimit dhe mosbesimit që është krijuar te shqiptarët.