“Kuvendi i PD-së kishte dy probleme”, avokati i njohur zbulon prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë: Pse mungonte ky emër

0
755
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar Kuvendin e PD-së i cili ditën e djeshme zgjodhi edhe Këshillin Kombëtar.

Sipas Goxhaj Kuvendi i djeshëm kishte dy probleme thelbësore: Së pari, ai mendon se kjo parti nuk kishte ideologji konservatore që të krijojë besimin në popull. Dhe së dyti, sipas Goxhajt problem është mungesa e transparencës së fitues të Këshillit Kombëtar pasi PD-ja nuk ka publikuar listën sa vota kanë marrë kandidatët.

“Unë personalisht jam i pakënaqur në dy drejtime kryesore të Kuvendit. Ndoqa cdo hap të Kuvendit për të gjetur një platformë një rezolutë që të përcaktonte ideologjinë konservatore dhe me thënë të drejtën nuk pashë asgjë të tillë. Pashë dokumenta dhe diskutime të ndryshme por nuk pashë që kjo parti të ishte ideologjike konservatore.

E dyta pashë sot pashë listën e sotme me emrat fitues të njerëzve por jo votat që kishin marrë. Kam parë me detaje cdo emër mbiemër, fakti që nuk kanë publikuar votat konstatova dhe më jep bindjen mua që aty emri i Ibsen Elezit që nuk del që të jetë zgjedhur nuk ka kuptim dhe unë e njoh shumë mirë Ibsen Elezin dhe PD dhe asnjë tjetër nuk mund të marrë më shumë vota se Ibsen Elezi. Doja të pyesja përse nuk kanë publikuar listën e fituesve dhe numrin e votave? Të bëhet transparencë pasi më i fundit i tyre nuk mund të marrë vota më shumë se Ibsen Elezi. Heqja e tij është një nxjerrje jashtë loje e familjes Elezi në Kukës ne e dimë shumë mirë cfarë influence kanë aty. Në këtë kuvend ka një grup shumë të fortë brenda PD që vazhdojnë të ruajnë pozitat e forta të Sorosit dhe ka një luftë të paepur kundër atij që është anti-Soros. Berisha sulmon Sorosin por këtë grupin e tij e mban brenda PD-së. Ne ky Kuvend na tha kush është kundër Sorosit rrezikon karrierën, kush është pro porosit e ka të sigurt karrierën, ky është rezultati i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Këta flasin për parti të hapur por nëse je kundër Sorosit ke të rrezikuar karrierën. Vetëm Auloni ka fituar aty. Pashë një grup të rinjsh brenda asaj partie që mungonin që të ishin zgjedhur. Kam një pyetje si këta do të bëjnë një parti e besueshme për popullin që të vijë në pushtet. Ibsenin e kishin futur në listë sepse e kishte kërkuar Sali Berisha që të ishte kandidat. Nuk e besoj që Berisha të ketë nxjerrë jashtë loje Edvin Kullurin dhe Ibsen Elezin dy kandidatë për kryetar partie, këta i heqin emrin. Ibseni është vendosur kandidat me kërkesë të Berishës i cili i ka thënë përse nuk është kandidat”, tha Goxhaj.

Zjarr Tv Ad