Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e quan “muhabet kot” debatin për emrat e zgjedhur si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, dhe ata që mbetën jashtë.
Ai thotë se debati mbi emrat nuk çon askund, ndërsa tani pret të dëgjojë idetë politike të tyre mbi një sërë çështjesh të rëndësishme në vend.
Lista me 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së ka ngjallur debate të shumta, pasi një pjesë e madhe e tyre janë njerëz shumë pranë Sali Berishës, ndërsa personalitete të njohur kanë mbetur jashtë.
Reagimi i Manjanit:
Siç thashë, presim të dëgjojmë idetë politike.
Debati mbi emrat nuk çon askund. Shumë prej atyre që shprehin pakënaqësi ndaj emrave të zgjedhur, rrefuzojnë të hyjnë vetë në garë e në parti. Të tjerë debatues janë të pakënaqur me rezultatin. Komentuesit e mediave dihet tashmë që janë në punë për klikime…
Ndaj nuk ja vlen më debati pse ky dhe jo ai tjetri. Muhabet kot.
Çdo bëhet me vendin, është çështja.
Si shkulet rregjimi politik që sundon?
Si rivendoset ekonomia e konkurrencës së lirë në treg?
Si do vendoset demokracia direkte në themel të demokracisë?
Si do garantohet që shteti nuk dhuno por mbron lirinë dhe të drejtat?
Si garantohet që politika përfaqësuese të sillet sipas mandatit që jep populli?
Si do vendoset gjykata mbi çdo pushtet tjetër?
Si do vendoset pron nën sundimin efektiv të pronarit?
Si do ndalet braktisja e vendit nga shqiptarët?
Si do e arsimojmë të ardhmen?
Etj, etj etj…
Këto e të tjera janë çështje dhe jo kush zgjidhet në forumet e një partie.
Unë po pres të dëgjoj si e ka idenë mbi këto çështje PD. Kjo më intereson më shumë.