Deputeti demokrat Tritan Shehu komentoi për Syri Tv Kuvendin Kombëtar të 30 prillit i cili u mbajt një ditë më parë. Shehu theksoi se në Kuvend kishte vetëm mesazhe bashkimi të cilat janë dhënë në vazhdimësi nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.
“Mesazhe bashkimi janë dhënë më 11 dhjetor, më 6 mars, me Foltoret. Nuk janë procese që përfundojnë në një ditë, proces në vazhdimësi pasi ka mendime dhe zhvillime të ndryshme. Kjo është demokracia.”-u shpreh Shehu.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit është i mendimit se pas zgjedhjes së kryetarit të PD, zgjedhje të cilat i konsideron një proces demokratik, do të përgatiten për zgjedhjet lokale.
“Pas zgjedhjes së kryetarit, më pas do vijë një tjetër moment, zgjedhjet lokale.” u shpreh Shehu.
Demokrati deklaroi se do të vijojnë diskutimin me grupin parlamentar të PD ndërsa iu bëri thirrje atyre për bashkim.
“I ftojmë të vijnë gjithmonë. I bëj thirrje të zënë vendin e tyre në nivelin e organit më të rëndësishëm të PD që është Këshilli Kombëtar.”-tha Shehu.