“Katër vetë, nga i njëjti fis nga Shkodra”, Kulluri: I morën si me fshesë korenti dhe i futën në Këshillin Kombëtar! Hajdari dhe Murrizi…

0
3024
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri thotë se në Këshillin Kombëtar të PD-së u futën disa figura pa kontribute politike, madje dhe kandidatë të partive të tjera që janë sulmuar dhe mallkuar nga demokratët, si Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Kulluri tha se katër persona nga i njëjti fis nga Shkodra, u morën “me fshesë me korent” dhe u futën në Këshillin e PD-së. “Me këtë gjë po bëjnë dhe humor”, tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“Katër vetë nga një fis nga Shkodra, i kishin marrë si me fshesë korenti në Këshillin Kombëtar, se ishin ulur në një rrjesht. I kishin marrë të gjithë si me fshesë i kishin futur në Këshill. Këtë e dinë të gjithë, ma kanë thënë dhe njerëz në PD që bëjnë humor me këtë.

25 të zgjedhur nga Tropoja, nga Kukësi 1 nga Hasi 1, i kam miq të gjithë ata, por ka gjëra që nuk shkojnë. Ka njerëz që nuk kanë asnjë atribut politik. Kandidatë për deputetë të partive të tjera, që janë mallkuar pa fund, zonja Hajdari dhe zoti Murizi, e kam mik, kam respekt, por ka një gjë që kërcet”, u shpreh Kulluri.

Zjarr Tv Ad