Noka tregoi dokumentin, Alibeaj alarmon Grupin e PD: Sajesa të denja për sigurimin e shtetit! S’kemi asnjë lidhje me të

0
2614
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të Flamur Nokës në një emision televiziv ku e akuzoi atë, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhin për një marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën për reformën zgjedhore.

Noka pretendoi se depuetët e PD-së kanë në plan ta ndryshojnë reformën zgjedhore deri në atë pikë sa do të garantojnë mbajtjen në pushtet të Edi Ramës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Alibeajt, i cili ka kontaktuar anëtarët e grupit parlamentar të PD-së për t’i vënë në dijeni për atë që e quan si “sajesë” të Flamur Nokës.

Deklarata e Alibeajt drejtuar anëtarëve të grupit parlamentar të PD:

Të nderuar kolegë,

“Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulet, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër, që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në Partinë Demokratike. Akte të tilla, sajesa të tilla, duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva të domosdoshme që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë.

Zjarr Tv Ad