E quajti “Stanishiq”, Baton Haxhiu i kthehet ashpër Berishës: Je dhëndër i Milicës! Familja e tij me origjinë nga Serbia

0
373
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti baton Haxhiu i përgjigjet “live” nga studio e emisionit kryeministrit Sali Berisha i cili reagoi pak më parë në rrjetet sociale duke e quajtur me mbiemrin denigrues “Baton Stanishiq”.

Haxhiu nuk i ka mbajtur nevrat, ndërsa ka thënë se Berisha është “dhëndër i Serbisë” dhe fatkeqësi e Partisë Demokratike.

“Atëherë meqë po flet, e kam kursyer gjithmonë një linçues publik. Por po i them dhëndrrit të Milicës, që është dhëndër serb, kjo është hera e fundit që e kam kursyer me etikën, është një pro-serb, një dhëndër serb në krye të Partisë Demokratike dhe kjo është fatkeqësia e së dhajthtës. Familja e tij është me prejardhje serbe. Është fatkeqësia e këtij njeriu që është në krye të PD”, tha Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

Më herët Berisha deklaroi:

Duke ndjekur Opinion!

Miq, zhvillimet e fundit ne teresi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar te gjithe leperisit e tij te perhape trillime dizinformime mashtrime etj.

Ne krye te ketij kortezhi mjeran qendron binomi i nderkolnuar Stanishiq – Zogaj te cilet kalojne te diskretituar me tezat bajate nga studio ne studio si zhurmues te ndryshkur. Me kete rast ju bej thirrje studjove tju kerkojne ndjese shikuesve per ndjesite qe ju krijojne.

Zjarr Tv Ad