Dita e Lirisë së Shtypit, Rama: Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar!

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, pasi Reporterët pa Kufij (RFS) publikuan raportin që e nxirrte Shqipërinë në vendin e 103, në një rënie prej 20 pozicionesh.

Ai thotë se në Shqipëri s’ka media të intimiduar dhe as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Sipas tij, gënjehet kur thuhet se gazetarët janë viktima të dhunës policore, teksa shton se në vendin tonë ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme.

Postimi i Ramës:

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri?Çfarë gënjeshtre!Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike?Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare?Çfarë talljeje!Vetëm titulli mungon:Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj!

Zjarr Tv Ad