Auron Tare: AADF gënjen për 1.2 milion dollarët në Butrint, tabelat i kam vënë unë! Ceka: Këta duan të përjashtojnë shqiptarët

0
303
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Auron Tare shprehet se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan (AADF) gënjen kur thotë se ka investuar në Butrint për kamerat, rehabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat. Sipas tij, tabelat i ka vënë vetë ai kur ishte drejtor i këtij siti.

AADF thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, rehabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat. Unë ta them si ish-drejtor i Butrintit që tabelat i kemi bërë unë studiot e Firences. Këta thonë se kanë investuar 1.2 milionë dollarë.

Unë e njeh shumë mirë Butrintit dhe ato tabela i kam bërë unë. Kamerat janë vetëm në hyrje. Biletaria elektronike është vetëm një godinë prej druri në hyrje”, u shpreh Auron Tare në emisionin “Ora e Betit”.

Edhe historiani Neritan Ceka u shpreh se historia me Butrintin është histori e vjetër që ka filluar në vitin 2008 kur ndryshoi sistemi i parqeve arkeologjike. Ai tha se qeveria do që ta bëjë Butrintin si greko-romak dhe jo shqiptar sikurse është në realitet.

“Kjo është histori e vjetër që ka filluar në vitin 2008 kur ndryshoi sistemi i parqeve arkeologjike me ca aktorë që janë pjesë e këtij muhabeti. Ka kohë që ka filluar kjo strategji. Duan që të përfitojnë nga dhjetëra breza që kanë punuar në Butrint. Kjo histori është e asaj kohe.

Pastaj shtohet nenet e trashëgimisë kulturore në vitin 2008 ku futet edhe menaxhimi nga fondet.Por pa shqiptarët këta nuk bëhen. Kjo është një pasuri e shqiptarëve dhe është Butrinti shqiptar.

Nuk ka bord me shqiptarë. Si rrjedhojë do të përjashtojë shqiptarët si të paaftë dhe si nacionalistë dhe për ta bërë si grek. Në materialet që duan t’i kalojnë kuvendit duan ta bëjnë Butrintin greko-romak që nuk ka qenë”, u shpreh Neritan Ceka.

Zjarr Tv Ad