Mentor Kikia del me mesazhin e rëndësishëm për shqiptarin Dritan Abazoviç: Bëhu si duash vetëm si këta tanët jo

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia uron në një mënyrë të veçantë shqiptarit Dritan Abazoviç, i cili mori drejtimin e qeverisë së Malit të Zi.

Kikia e porosit që të bëhet si të dojë në karrierën e tij, por vetëm si politikanët tanë të mos sillet.

Postimi i Kikias:

“Bëju si të duash Dritan, vetëm si këta tanët jo!

E di që jam shumë vonë i dashur Dritan, pasi urimet duhet të jenë mbyllur tashmë, por më mirë vonë se kurrë. Unë s’kam një foto me ty, e ndaj hezitova deri tani.

Por gjithësesi, po ta përcjell një urim. Unë doja të të uroja shumë thjeshtë i dashur Dritan. Bëju si të duash(si kryeministër e kam fjalën dhe si politikan), vetëm si këta tanët mos u bëj.

Të siguroj se janë modeli më i keq që mund të marrësh.”, shkruan Mentor Kikia.

Zjarr Tv Ad