‘Televizioni shtetëror gjerman e vulosi: Vasili, Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës’

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Televizioni shtetëror gjerman ZDF e vulos:”Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës,1/3 e ekonomisë është droga” – Kështu ka reaguar sot, deputeti i LSI, Petrit Vasili, pas një reportazhi që e diskretiton qeverinë shqiptare në veçanti dhe të ashtuquajturën luftë të saj kundër drogës.

Në shënimin e tij në FB, Vasili gjykon:

“Televizioni shtetëror gjerman ZDF ka bërë një skaner të pamëshirshëm të së vërtetës së Edi Ramës dhe pushtetit të kalbur mafioz të tij. Shqipëria është “Kolumbia e Europës” dhe një e treta e ekonomisë alla Rama është vetë droga me plot 4.5 miliardë euro!

Ja çfarë thotë ZDF dhe komentet janë tepër.

ZDF çjerr demagogjinë dhe tregon të vërtetën e ekonomisë së Edi Ramës dhe thotë: “Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto: 4.5 miliardë euro.” ZDF në mënyrë asgjesuese pohon: “Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”.

Gazetarja dhe shkrimtarja Christiane Jaenicke thotë se mafia është shumë e fortë në vend, duke cituar një shprehje të Fatos Lubonjës: “ZDF i vë vulën kur thotë se: “mafia shqiptare është kudo”.

ZDF në mënyrë asgjesuese tregon se “pronat dhe vilat në zonat më të mira të Tiranës demonstrojnë suksesin ekonomik të mafiozëve shqiptarë”.

ZDF vë vulën kur thotë se “në Tiranë, ku pasaporta dhe identiteti blihen lehtësisht, një pjesë e politikës dhe policisë janë të korruptuar nga mafia. Shqipëria, nën qeverisjen e Ramës, është etiketuar nga mediat si Kolumbia e Europës”.

ZDF tregon shumë qartë se Shqipëria nën Edi Ramën njihet si Kolumbia e Europës. Rrjeti gjerman raporton se mafia shqiptare nuk merret vetëm me trafik droge, por edhe me pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie, etj.

ZDF tregon se “pasi u rritën si trafikantët kryesorë të kanabisit në botë, klanet mafioze shqiptare tani po hyjnë në biznesin fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut- me Gjermaninë si tregun e synuar prej tyre”, thuhet në reportazh

ZDF tregon se në fillim shqiptarët ishin partnerë të mafias italiane në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Europës, tani janë importues si dorë e parë për kokainën nga Ekuadori dhe Kolumbia.ZDF tregon qarte panoramën e zymtë të ndikimit të drogës së shqiptarëve në qytetet e mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu dhe Frankfurti.

ZDF thotë se mbjellja e kanabisit në vend, ka pushtuar edhe malet.

ZDF thotë se pavarësisht sr Gjermania po bashkëpunon me autoritetet shqiptare ka pak besim brenda policisë shqiptare.

“Cilët informacione janë të sigurta?” – pyet gazetari i ZDF.

ZDF thotë se “kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet, që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.

ZDF thotë qartë se “shteti është shumë i dobët dhe u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit.”

Zjarr Tv Ad