“Po na çojnë drejt shkatërrimit të PD”, Ibsen Elezi jep 5 ARSYE pse duhet të ndalen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë

0
1477
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ibsen Elezi, një zyrtar lokal i PD dhe një nga kritikët më të mëdhenj brenda kësaj force politike, kërkon që të ndalen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. AI jep 5 arsye në bazë të të cilave gjykon se zgjedhjet nuk duhet të bëhen në 22 maj.

Shkruan Ibsen Elezi:

Keshillit Kombetar te sapozgjedhur! Duke qene se tashme eshte i vetmi organ legjitim i dale, mbledhja e tij dhe ndalimi i procesit te zgjedhjes se kryetarit te PDSH eshte imediate. Pse: Se pari eshte shpallur nje gare pa primare ne kundershtim me vendimet se kuvendit te dates 11 dhjetor.

Se dyti gara 15 ditore per te realizuar takime ne rreth 80 dege eshte shume e shkurter.

Se treti kuvendi i 11 dhjetorit vendosi qe listat duhet te saktesohen  nga seksionet dhe deget gje e cila nuk eshte realizuar akoma qe prej 4 muajsh, dhe ky proces nuk mund te realizohet me listat e Lulit si ne 13 qershor 2021.

Se katerti Z.Berisha po vazhdon te flas dhe te jap konferenca shtypi si te jete defakto kryetar i PDSH, nderkohe qe ai akoma eshte nje nga 250 anetaret e keshillit, kjo sjellje kompromenton gjithe procesin zgjedhor pas 11 dhjetorit.

Se pesti duhet shkarkuar komisioni me kryetare Alban Vokshin, nje shembull i zi  i mapiulimit te votave ne disa procese zgjedhore dhe te zgjidhet nje komision me njerez me integritet te provuar.

Te gjitha keto veprime qe jane ne shkelje te plote te vendimeve te Kuvendit te 11 dhjetorit po çojne ne menyre te qellimshme drejt shkaterrimit te plote te PD, gje te cilen e kam paralajmeruar qe shume kohe.

Nese keshilli kombetar i sapozgjedhur nuk reagon ndaj kesaj situate te cenimit te rregullave baze te demokracise, s’ben asgje tjeter veçse verteton akuzat se jane njerez te emeruar si shperblim per servilizmit te ofruar.

Pas ndalimit te revanshit antidemokratik te Lulit ka ardhur koha qe demokratet te ndalin revanshin antidemokratik te Berishes. Ju kujtoj se revanshe te tilla i sherbejne shkaterrimit te PD dhe mbajtjes ne pushtet te sistemit ologarko-mafioz te Rames.

Zjarr Tv Ad