I përzgjedhuri i PS-së/ Alibeaj vazhdon lojën e Ballës me afatet

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Enkelejd Alibeaj mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve, si i përzgjedhuri i socialistëve për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Komisioni i Rithemelit, që drejton PD-në, e ka quajtur këtë një proces mafioz dhe fals, duke theksuar se nuk duan ta legjitimojnë atë. Megjithatë Alibeaj ishte i pranishëm sot në Konferencën e Kryetarëve dhe vazhdoi lojën e Taulant Ballës me shtyrjet.

Alibeaj tha se është kundër faktit që procesi duhet të nisë më 10 maj. Sipas tij, raundi i parë duhet bërë më 24 maj.

Para pak ditësh ishte Taulant Balla që kërkoi shtyrjen e Konferencës së Kryetarëve, duke deklaruar se kjo bëhet për t’i dhënë më shumë kohë grupeve parlamentare që të bëhen pjesë e procesit.

Zjarr Tv Ad