S’ka vend për Berishën për zgjedhjen e Presidentit! Balla tregon kushtin e vetëm të PS, dakordësi me opozitën për mbledhjen e radhës

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla e ka bërë të qartë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, se kushti i vetëm që socialistët kanë në bisedimet për zgjedhjen e presidentit të ri është që procesi të jetë vetëm me grupet parlamentare. Në këtë mënyrë i mbyllet çdo mundësi Sali Berishës për përfshirje, pasi ai nuk bën pjesë zyrtarisht në asnjë grup parlamentar, sepse Lulzim Basha e përjashtoi më 9 shtator 2021.

“E rëndësishme është që i gjithë procesi nga dita e parë deri ditën e fundit të jetë sipas Kushtetutës. Tradita parlamentare është e konsoliduar për këtë proces. Për t’iu përgjigjur zotit Mediu, për një proces partiak dhe gjithëpërfshirës, procesi do të jetë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetëm me grupet parlamentare. Ky është kushti i vetëm që ka PS.

Se ç’bëni ju në krahun tuaj të opozitës për të ardhur një treshe përfaqësuese, bini dakord ju, por i gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvend. Rregullorja e kuvendit ka përcaktuar grupet parlamentare si të vetmet organizime të mirëfillta të Parlamentit. Opozita brenda vetes ka proceset e veta, edhe maxhoranca ka proceset e veta”, u shpreh Taulant Balla.

Kreu i Grupit të PS u tregua i gatshëm për t’i dhënë kohë opozitës për shtyrjen e bisedimeve. Balla shprehur dakordësinë e tij me kolegun Alibeaj që mbledhja të rimblidhet më datën 10 maj dhe raundi i parë për presidentin të caktohet më 16 maj.

“Nëse ju do insistonit deri në fund se doni më shumë kohë që data e fillimit të jetë data 10, e vetmja zgjidhje është që konferenca të ndërpresë punimet dhe të vazhdojë mbledhja në datën 10. Konferenca e Kryetarëve rimblidhet më datën 10 dhe me datën 16 të jetë raundi i parë. Për pjesën e dytë, e përcakton Kushtetuta”, shtoi Balla.

Në fund, kryetarja Lindita Nikolla deklaroi se mbledhja e sotme mbyllet këtu dhe e radhës do të jetë më datë 10 maj. Ashtu siç ranë dy përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare, Balla dhe Alibeaj, raundi i parë do jetë më 16 maj.

Zjarr Tv Ad