Banorët e Rinasit nuk çuan fëmijët në shkollë, reagon Kushi: Ju lutem mos i privoni nga kjo e drejtë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas protestës së ditës së sotme të banorëve të fshatrave pranë Rinasit, të cilët refuzuan që të dërgonin në shkollë fëmijët e tyre në shenjë proteste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi i’u kërkon prindërve që të mos privojnë fëmijët e tyre nga e drejta për arsim, pasi çdo orë mësimi ka vlerë për ta.

“Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.

Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë”, shkruan Kushi.

Zjarr Tv Ad