Emisioni prestigjioz “Open” i gazetares, Eni Vasili rikthehet sot në ekranin e , “News24”.
Siç tashmë “Open” e ka traditë të vetën, ku përballë politikanëve dhe personazheve më të rëndësishëm të jenë analistët më të mirë, edhe sot në mbrëmje në orën 21.00 i ftuar do të jetë ish kryeministri, Sali Berisha në një debat me analistët më të njohur në vend.
Kuvendi i fundit i 30 prillit, bashkim apo përçarje, pse bojkotuan 35 deputetët këtë Kuvend, a është një formalitet zgjedhja e Berishës si kryetar i PD në 22 maj dhe si do ta zgjidhë ish kryeministri problemin me SHBA, do të jenë disa nga temat e debatit të sotëm..
Ndërkohë Teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00. Open vjen më News24 katër herë në javë nga e hëna në të enjte në prime time.
Ndërkohë “Open”, është një emision i përnatshëm i aktualitetit në Shqipëri, i cili nisi rrugëtimin në shtator të vitit 2018 në “Top Channel” si një vazhdim dhe perfeksionim i markës “Studio e hapur” . Open” kreu një rrugëtim katërvjeçar të mbushur me sfida, të cilat e bënë atë forumin e vërtetë të debatit shqiptar.