Balluku tha se ishin realizuar 91% e punimeve, rriten me 17.5 milionë euro kostot e rrugës Korçë-Ersekë. Tender i dyshimtë që e fiton kompania e vëllait të ish-deputetit të PS

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rriten kostot marramendëse për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Projekti do të gllabërojë edhe 17,5 milion euro të tjera nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në total 35 kilometrat e rrugës të kategorisë C pritet të kushtojnë mbi 55 milion euro.

Më 27 dhjetor të vitit që shkoi Ministria e Infrastrukturës lajmëronte për inspektimin në terren nga Belinda Balluku, të punimeve për pjesën e parë lotit II të aksit Korçë-Ersekë.

“Puna po vijon me ritme të larta dhe realizimi fizik ka arritur në masën 91%”, shkruhet ne faqen e Facebook të kësaj ministrie.

“Duke qenë se loti i parë ka përfunduar dhe tashmë punohet në pjesën e parë të lotit të dytë, kemi arritur të shikojmë që ka një potencial shumë të madh dhe ky është një projekt që duhet të të ecë dhe të përfundojë sa më shpejt”, shprehej Balluku.

“Progresi është i dukshëm. Është hapur e gjithë traseja prej 4.15 kilometrash. Po punohet për shtresat e fundit të stabilizantit. Për shkak të reshjeve do marrë një stabilizimin më të madh dhe pastaj në pranverë do vazhdojmë me shtresat asfaltike dhe do ta dorëzojmë gati për sezonin e ri”, deklaron Evis Berberi, drejtor i ARRSH.

Në fakt kosto e lotit të dytë ka arritur në gati 36,5 milion euro, pasi tenderit të parë prej 19 milion eurosh, ARRSH i ka shtuar një financim prej 17 milion 552 mijë euro të tjera. Kështu tre muaj pas inspektimit të Ballukut, në mars 2022 autoriteti rrugor shqiptar ka hapur një tjetër tender të majmë prej 2,165 miliard lekësh ose 17 milion e 557 mijë euro për ndërtimin rruga Korçë – Ersekë Loti 2. Dyshimet mbi një garë fiktive janë të mëdha pasi fituese është e njëjta firmë A.N.K, pronë e Agim Kolës, vëllai i ish-deputetit të PS Ndue Kola, që ka kryer edhe punimet në pjesën e parë të lotin e 2, me një vlerë prej 19 milion eurosh.

Ndërkohë që të gjithë pjesëmarrësit kanë dhënë oferta pranë kufirit të vendosur nga ARRSH. Kompania fituese ka dhënë një ofertë vetëm 5 mijë dollarë më të ulët se fondi limit, ndërkohë që ka pasur dhe një ofertë me të lirë dhënë nga Gener 2, por që ka lëvizur me gati qindarka nga oferta e A.N.K. Kjo kompani u bë e njohur për publikun për koncesionin tashmë të dështuar prej plot 256 milion euro për vetëm 17 kilometra të autostradës Milot-Balldre./BW

Zjarr Tv Ad