“Përpjekje skizofrenike për të ndarë PD”, Salianji: Alibeaj ulet me Ramën dhe nuk ulet me kryesinë e partisë

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për mediat para mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të Partisë Demokratike.

Në deklaratën e tij, Salianji ka kritikuar deputetin Enkelejd Alibeaj duke e akuzuar këtë të fundit se ulej me kryeministrin Rama për emrin e presidentit, ndërsa nuk ulej me kryesinë e partisë apo me grupimin tjetër, për të zgjidhur krizën e brendshme që e ka zanafillën muaj më parë.

“Ka një përpjekje të kulisave skizofrenike për ta ndarë PD-në në 2 pjesë. Nuk hyj te ata deputetë që dua që PD të ndahet, por edhe sot kam folur me Rithemelimin dhe zotin Alibeaj dhe bërë përpjekje që mbledhja të jetë e përbashkët dhe është e palogjikshkme që ndërkohë duam të ulemi me Ramën për Presidentin, që Rama e ka përcaktuar dhe e ka futur në zarf, të mos pranojmë të ulemi me njëri tjetrin.

Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm personal, nuk ka përpjekje për t’i dhënë fund krizës, por është zhvendosur fokusi nga përballja me qeverinë dhe dy reformat kryesore që ka propozuar PD, reforma territoriale dhe reforma zgjedhore. Të dyja prej 3 muajsh të mbetura pezull për shkak të mungesës së emrave nga PD.

Siç kam komunikuar me të dy palët, dua të them që grupi duhet të hyjë në një linjë të duhur. Kryesia e grupit ka shumë kohë që nuk mblidhet, dhe përsa kohë që Grupi Parlamentar është legjitim, të gjithë deputetet duhet të ulen bashkë dhe të mos i shpërndajnë më demokratët në çdo cep”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad