Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Grupi parlamentar i PD, ka marrë vendimin e parë pas mbledhjes që nisi në orën 17:00. PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike.
Deputetët Helidon Bushati dhe Lefter Gështenja janë dy të ngarkuarit e grupit parlamentar për të depozituar kërkesën në Kuvend.
Vendim i grupit të PD: Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendosi që do të paraqesë një kerkesë për ngritjen e nje komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjitik. Për këtë ngarkohen deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.