SHBA të sjellë provat për Berishën, Ngjela: Amerikanët do ta çojnë deri në fund…

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se presidenti Joe Biden drejtohet nga miliarderi Soros. Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati Ngjela.

“Historia e lobeve të Saliut, është një marrëzi e një njeriu infantil, me ndërgjegje gënjeshtare si të fëmijëve. Ndërsa kjo është edhe shenjë e keqe që nuk flet mirë për një pjesë të shoqërisë shqiptare”, shkruan Ngjela.

Mirëpo ky status i Ngjelës ka marrë reagime të shumta. Një qytetar i shkruan se do ishte më mirë që Amerika të sjellë provat.

Qytetari: I nderuar ! Do te ishte mire qe kembenguljes dhe pretendimeve te Saliut, Amerika t’i sjelle provat, nje ore e me pare t ia beje ato publike !

Do te ishte vertete nje ndihme per shqiptaret dhe nje mesim i mire per gjithe te paudhet qe kane abuzuar, ne keto tridhjet vjet e qe ju vet s kini rreshtur se denoncuari !

Spartak Ngjela: Ke të drejtë. Atë po presim. Vetë ne nuk bëjmë dot gjë. Por mendoj se amerikanët do ta çojnë deri në fund…

Zjarr Tv Ad