Lapaj i kërkon të bëjë “mea culpa”, Berisha arsyeton pse vendosi me Ramën për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Adriatik Lapaj ka kërkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që të bëjë “mea culpa” për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij, ato ndryshime kanë bërë që në zgjedhje të mos ketë garë, por të vendosë një njeri i vetëm.

Por ish-kryeministri tha se nuk është përgjegjës për asgjë, teksa arsyetoi edhe ndryshimet e vitit 2008. Ai tha se gjithçka u bë për rajonalizimin, pasi në zonat veriore PS nuk merrte asnjë deputet, siç ndodhte me Partinë Demokratike në zonat e jugut.

“Cili ka qenë thelbi i ndryshimit të 2008-ës? Thelbi ka qenë rajonalizimi. Kam qenë pro, sepse PS, një parti e madhe, mbetej pa asnjë deputet nga Fushë Kruja në Vermosh, dhe kjo nuk ishte e drejtë, se kishte socialistë kudo, dhe ata s’kishin asnjë përfaqësues. E njëjta gjë thuhej për PD-në në rrethe të tëra. S’ka asgjë tjetër ai ligj, përveçse garanton rajonalizimin. Unë s’kisha asnjë kundërshtim për listë të hapur, por kush fiton në garë të hapur në Shqipëri? Te lista e PD s’ke gjetur kurrë të inkriminuar, kurse lista e Edi Ramës kishte 18 të inkriminuar”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad