Kryeministri Rama: Kemi mbetur peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tjera! Por nuk duhet të humbasim durimin për në Europë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të premte se Shqipëria është në një situatë të çuditshme bllokimi, peng i një mosmarrëveshje mes dy vendeve të tjera. Ra i referohet konfliktit Bullgari-Maqedoni që ka bllokuar procesin e integrimit për të dy vendet.

Në konferencën e 18-të Adriatiko-Jonian, Rama u shpreh se megjithatë duhet bërë durim pasi Europa është e vetmja rrugë që Shqipëria duhet të ndjekë. Ai tha se për vendet e pasura BE është një bankomat, kurse për ne një “plan A, B, C”.

“Të gjithë ne e kemi kuptuar që procesi i Integrimit nuk është i lehtë, në momentin që flasim, Shqipëria është në një proces të çuditshëm bllokimi, është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë.

Nuk ka ndonjë shpjegim të matur se si mund të trajtohet, si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tjera. Por kësisoj na duhet të ecim përpara, dhe të mos e humbasim durimin, pasi Europa është e vetmja gjendje e natyrshme e Shqipërisë.

Për disa që janë të pasur Europa është një bankomat, Europa për ne është zgjedhja e parë me vullnet të lirë në histori, kemi qenë nën perandori të ndryshme, por nuk ishte zgjedhja jonë, ishim të detyruar që të jetonim në diktaturë për rreth gjysmë shekulli. Për ne Europa është plani A, B, C”, u shpreh kryeministri.

Një mesazh Edi Rama e pati dhe për fqinjët që ishin të pranishëm në këtë takim. Rrëmujën e kemi krijuar njëri-tjetrin, tha kryeministri, duke shtuar se konfliktet duhet të lihen pas.

“Fqinjët nuk I zgjedh. Komshi i mirë shtëpi e lumtur. Ne jemi këtu Shqipëria nuk do të shkojë askund. Këtu është shtëpia jonë. Ashtu si serbët, malazezët, kroatët. Na duhet të rritemi dhe të harrojmë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin dhe të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë në dëm të së ardhmes tonë për shkak të telasheve që kemi hapur vetë”

Zjarr Tv Ad