“Po iku Berisha, iki edhe unë”, Shehaj tallet me Kadillin: Nder të madh do të na bëje…

0
2284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj dhe anëtari i PD-së Fatbardh Kadilli janë përfshirë në një debat mes tyre mbi çështjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Në emisionin “Opinion”, Kadilli është shprehur se është i gatshëm të tërhiqet nga çdo garë në parti, madje dhe nga çdo funksion pasi sipas tij më me rëndësi është çlirimi i partisë. Në këmbim Kadilli tha se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Sali Berisha, edhe pse mori 70% të votave të demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Nga ana tjetër, Shehaj i është drejtuar se me këtë akt, nuk po i bën PD ndonjë nder të madh duke nxitur më pas reagimin e ashpër të Kadillit. Shehaj tha se Berishës nuk mund ti kërkohet që të largohet nga gara, në një kohë që ka pjesën dërrmuese të demokratëve. Kushdo që aspiron postin e kryetarit sipas tij, do të duhet që ti nënshtrohet një gare të brendshme.

Agron Shehaj: Mentaliteti është ky që duhet të iki ai që të na bëjë vendin, të fitojmë ne.

Fatbardh Kadilli: Jo të fitojmë o zotëri, nuk thashë të fitojmë.

Agron Shehaj: Si mund t’i thuash ti, ai ka marrë 70 për qind të votave të demokratëve, ti thua: Ik tani, të bëhem unë.

Fatbardh Kadilli: Jo unë, ti po deshe kërkoje ashtu. Dhe njëherë mos deformo fjalët të lutem! Jam i gatshëm të tërhiqem nga çdolloj gare në parti, madje dhe nga çdo funksion, mjafton që të çlirohet partia.

Agron Shehaj: Nuk po na bën ndonjë nder të madh. Nuk është se ike ti dhe tani u çliruam, ka vend për të tjerët.

Fatbardh Kadilli: Nder të kemi bërë ty. Të lutem më me kujdes kur flet me mua! Po deklaroj se nuk e kam personale, ashtu siç po tenton ta përdorësh ti, por e kam për partinë sepse më dhimbset kjo parti më shumë.

Zjarr Tv Ad