Përplasjet brenda “Rithemelimit”/ Jozefina Topalli flet mbi akuzat e Evi Kokalarit për misogjini

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari tregoi pak ditë më parë se si Jozefina Topalli e kishte shmangur disa herë, duke e shpërfillur në mënyrë demonstrative gjatë aktiviteteve të Partisë Demokratike. “Në Kongres ishte ulur më andej dhe erdhi u ul pas meje dhe zonjës Berisha, që të ishte e inkuadruar në televizion por as nuk e përshëndeti” u shpreh Kokalari duke vazhduar me disa akuza të forta për misogjini.

Sipas saj Topalli gjithnjë i kishte shmangur gratë dhe vajzat: Më thonë se ky është reagimi i saj në raport me femrat dhe kur ka qenë në pozicion, ka mbajtur shumë femra larg. Vetëm e vetëm që të dali në planin e parë. Deklaratat u bënë pas Kuvendit të Partisë Demokratike, ku Topalli shënjoi rikthimin e saj në PD dhe u prit me duartrokitje nga demokratët.

Gjatë emisionit Të paekspozuarit, Topalli nuk u zgjat me akuzat e Evi Kokalarit, por kur u pyet se përse nuk i fliste, tha se nuk kishte as njohje dhe as miqësi me të. E pyetur se përse e kishte shmangur Kokalarin në Kuvendin e PD-së, Topalli u shpreh: “Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi”.

Topalli nuk komentoi gjatë, por tha vetëm, “Unë jam mësuar aq shumë…”, duke lënë kuptohet se akuza të tilla ishin të zakonshme për të. Deklaratat e Evi Kokalari për Jozefina Topallin u bënë gjatë emisionit të pasdites në abc, ku ajo u shpreh:

“Mua nuk më përshëndet dhe më kanë thënë… Kur kemi pasur salutime kanë qenë se e kam përshëndetur unë atë. Ka ndodhur një herë në studion e Blend Fevziut, e ftohtë fare, dhe kam shkuar i kam dhënë dorën dhe e kam përqafuar kur jemi ndarë që të kuptohet se nuk kam absolutisht asgjë për asnjë. Edhe në Kongres, më kaloi, kaloi me vrap dhe nuk më përshëndeti. Po e them se më ka bërë përshtypje dhe e dyta nuk ka absolutisht asgjë në raportin tonë, por më thonë se ky është reagimi i saj në raport me femrat dhe kur ka qenë në pozicion, ka mbajtur shumë femra larg. Vetëm e vetëm që të dali në planin e parë. Edhe në Kongres ishte ulur më andej dhe erdhi u ul pas meje dhe zonjës Berisha, që të ishte e inkuadruar në televizion por as nuk e përshëndeti dhe kur e pashë… Kam pasur shumë simpati se është e fortë, mendoj se mund të ishte, mund të jetë akoma një “role model” fantastik, por që gjithmonë i ka mbajt femrat larg që të jetë vetëm. Dhe ky është gabim i madh për femrat që kanë nevojë”.

Evi Kokalari është prezantuar në Partinë Demokratike si një aktiviste e Partisë Republikane, por ka deklaruar se nuk synon asnjë post drejtues në PD.

Zjarr Tv Ad